Arbana Xharra. Foto: Facebook

Gjobitet Personi që Kërcënoi Arbana Xharrën në Facebook

Në procedurë të përshpejtuar, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjobitur me 300 euro B. A. nga Komuna e Gjilanit nën akuzën e kanosjes ndaj ish-gazetares Arbana Xharra e cila muajin e kaluar aderoi në PDK.

KALLXO.com merr vesh se ndonëse aktakuza është ngritur me datë 17 qershor, të shtunën e kaluar, B. A. është gjykuar dhe dënuar me 300 euro gjobë.

NDËRLIDHUR

Deri tek ky vendim KALLXO.com mëson se ka ardhur pasi që i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur keqardhjen për rastin e ndodhur, ndërsa gjyqtarja Naime Jashanica i ka shqiptuar këtë sanksion.

B.A. akuzohej se më 16 qershor të këtij viti përmes rrjetit social Facebook, e ka kërcënuar anëtaren e PDK-së.

Në një fotografi të postuar nga Xharra, sipas prokurorisë, Aliu ka bërë koment kërcënues me këtë përmbajtje.

“Paj bile pa të kanë rreh, ti çfarë shkrime shkrime rreh islamofobis tende ke bo dhe çfarë shkrime rreth Pdk-së ke bo… (Sot je gjallë, nesër ki me qenë e vdekur, ti e din qysh thojke Kadri Veseli, një ditë edhe dotë vetëvriteni, njeriu i parasheh sendet ndonjëherë, aaa une ishalla nuk të takoj njëherë se publikisht familjen ta …, edhe veç për qef) Edhe Andini o …. mashkull, deri ma edhe komentatort i keshke, veç që ke i papunë”.

Procedura e tillë ku një aktakuzë ndaj një personi ngritet në një kohë kaq të shkurtër dhe brenda dy ditëve caktohet në punë dhe gjykohet e vendoset janë raste shumë të rralla në praktikë.

19 Qershor 2017 - 17:32

Labinot Leposhtica 19/06/2017 - 17:32
NDËRVEPRIMI112

Gjobitet Personi që Kërcënoi Arbana Xharrën në Facebook

by Labinot Leposhtica
NA NDIQNI

Send this to a friend