Tymoshenkos, 7 Vjet Burg

Një gjykatë në Ukrainë sot e ka dënuar ish-kryeministren e këtij vendi, Yulia Tymoshenko, me shtatë vjet burg, duke u shpallur fajtore për abuzim të pushtetit në vitin 2009, gjatë një marrëveshjeje me Rusinë.

Gjykatësi Rodion Kireyev, duke e lexuar vendimin, tha se Tymoshenko e ka përdorur pushtetin e saj për akte kriminale kur ka urdhëruar firmën ukrainase “Natfogas“ të nënshkruajë marrëveshjen me Rusinë, raporton REL.

Gjykatësi tha se veprimet e Tymoshenkos i kanë shkaktuar “Natfogasit“ një humbje prej 188 milion dollarëve.