Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Rritet Kontrolli Mbi të Fuqishmit

I shpallur me dekretin e Presidentes Atifete Jahjaga, ligji i ri për kadastër mundëson qasje më të drejtpërdrejtë të qytetarëve në të dhënat e personave publikë dhe të tjerë. Ata tash munden të kuptojnë nëse prona të ndryshme posedohen nga politikanët dhe njerëzit tjerë të fuqishëm.

Zyrtari ligjor Agjecisë Kadastrale të Kosovës, Ismet Kryeziu, tha të martën për Gazetën Jeta në Kosovë, se tash me ligjin në fuqi Agjencia Kadastrale ka më shumë kompetenca mbi Zyrat Komunale Kadastrale dhe kompanitë gjeodete.

NDËRLIDHUR

“Me anë të ligjit të ri, qw nuk dallon shumë nga ai i vjetri, ne si institucion qendror, kemi kompetenca të plota mbi Zyrat Komunale Kadastrale dhe kompanitë gjeodete të licencuara nga AKK’ja”, pohoi Kryeziu.

Më tej ai shtoi se edhe qasja në të gjitha të dhënat e AKK’së nga ana e secilit qytetar, është më e lehtë, pasi që ligji i ri për Kadastër plotësisht i referohet ligjit për qasje në dokumente zyrtare, ku thuhet se të gjitha dokumentet e hartuara ose dokumentet që i posedon një institucion ose departament qeveritar, janë të hapura për publikun.

“Duke u bazuar në dispozitat e ligjit për qasje në dokumente publike nr. 03/L-215, ku qartë ceket se ‘çdo kërkues i dokumenteve publike, ka të drejtë në qasje të dokumenteve të institucioneve  publike, duke iu përmbajtur parimeve, kushteve dhe kufizimeve të përcaktuara me ligj’, Agjencia Kadastrale po dëshmon transparencën e saj”, shtoi Kryeziu.

Ndërsa me ligjin e vjetër për kadastër thuhej se “Regjistrimet e Kadastrit janë publike. Çdokush do të ketë të drejtë qasjeje ndaj të dhënave dhe të drejtë të marrjes së të dhënave nga Kadastri, të regjistruara në kohën e qasjes (të dhënat e regjistruara më së voni) përveç ato të rregulluara me paragrafin e dytë të këtij neni”.

Mirëpo, në nenin [22.2] në vjijim, të ligjit të vjetër thuhej se ‘ndalohet mbledhja e të dhënave të  parcelave tokësore, ndërtesave ose pjesëve të ndërtesës që janë pronë e një personi fizik ose juridik. Vetëm pronari vetë ose gjykata mund të marrin të tilla të dhëna për qëllime të ekzekutimit, derisa personat tjerë vetëm nëse përcaktohet ndryshe nga ligji”.

Pra, me ligjin e vjetër qasja në të dhënat e personave fizikë ishte e kuzifuzar, ose shkurt, publiku nuk kishta kurrfarë qasje në to, përpos gjyatave dhe institucioneve shtetërore dhe ekzekutive.

Ligji Nr. 04/-L-013 për Kadastër i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosvës, i cili ka hyrw në fuqi që nga fillimi i muajit shtator, i mundëson publikut qasje në të gjitha të dhënat e Agjencisë, kështu që, emrat e pronarëve të pacelave, numrat e parcelave dhe hartat e ndryshme gjeodike janë të hapura për të gjithë, gjë që e shqetëson Agjencinë Kadastrale, sepse këto të dhëna nëse janë publike, SIPAS SAJ, e cenojnë të drejtën e pronarit.

“Ne si Agjencion Kadastral i Kosovës kemi qenë shumë transparentë në ndryshimin e këtij ligji, sepse as në shtete perëndimore, qasja në të gjitha të dhënat pronësore nuk është e mundëshme, por përsëri po dëshmojmë se vazhdojmë të jemi shumë të hapur si shtet”, tha Kryeziu.

ETIKETA

28 Shtator 2011 - 09:24

Shengjyl Osmani 28/09/2011 - 09:24
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Rritet Kontrolli Mbi të Fuqishmit

by Gazeta JNK
NA NDIQNI