Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Promovohen Njerëzit e Berishës në Gjyqësorin e Shqipërisë

Emërimet e një numri të caktuar të gjyqtarëve kontrovers në Gjykatën e Apelit në Tiranë kanë ngritur një sërë pyetjesh për qëndrimin e presidentit shqiptar ndaj sundimit të ligjit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, një institut i udhëhequr nga presidenti Bujar Nishani që vepron si një trup qeveritar për sistemin gjyqësor, afirmoi të premten gjashtë gjyqtarë të rinj dhe një anëtar të vetin në gjykatën e apelit, njëri nga institucionet gjyqësore më të rëndësishme të vendit.

NDËRLIDHUR

Emërimet e të premtes përfshinë një numër të gjyqtarëve kontrovers të cilët kanë qenë pjesë e gjykimeve të një profili të lartë gjatë kryerjes së detyrave të tyre dhe janë perceptuar si persona nën ndikimin direkt të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Partia Demokratike.

Kritikët thonë se ky gradim jo vetëm që ka ngritur pyetje serioze për respektin që presidenti ka për sundimin e ligjit, por gjithashtu për pavarësinë e tij nga ish kryetari i PD-së Berisha.

Nishani shërbeu si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë në kabinetin qendror të djathtë të Berishës, para përzgjedhjes së tij si presidenti në vitin 2012 me vota nga PD-ja dhe aleatët e rinj të qeverisë.

KLD-ja gjithashtu gradoi njërin prej anëtarëve të vet më të diskutuar, në bordin e shkollës së magjistraturës, një hap që burimet pretendojnë se ka shënjestër për të minuar pavarësinë e këtij trupi.

Mbikëqyrësit lokalë kanë sugjeruar që emërimet janë hap i demokratëve për t’i shpërblyer gjyqtarët që u kanë ndihmuar atyre që të dalin të pastër nga skandalet e shumëfishta përgjatë qëndrimit të tyre në pushtet, i cili qëndrim përfundoi me disfatën e 23 qershorit në zgjedhjet parlamentare nga Partia opozitare Socialiste.

KLD-ja ngriti në pozitë gjyqtarët Ridvan Hado dhe Fatmira Hajdari në Gjykatën e Apelit. Të dy gjyqtarët kanë sjellë aktgjykim në rastin e shpërthimit vdekjeprurës të municionit në mars të 2008 në fshatin Gërdec, I cili shpërthim vrau 26 persona dhe plagosi 300 të tjerë.

Aktgjykimi për 28 të akuzuarit, ndër të cilët ndodheshin dhe zyrtarë të lartë qeveritarë si dhe fytyra të larta ushtarake, ishte konsideruar shumë i butë nga ekspertët dhe publiku.

Njëri prej të emëruarve të tjerë, gjyqtari Agim Bendo, gjobiti kanalin televiziv shqiptar Top Channel me 400.000 euro në 2011, pasi gazetarët e këtij kanali televiziv kishin ekspozuar një ministër, i cili kërkonte marrëdhënie seksuale prej femrave të reja që kërkonin punë.

Shkëlqim Mustafa, një gjyqtar tjetër i promovuar, refuzoi të burgosë gjeneralin Ndrea Prendi, udhëheqësin e mëparshëm të Gardës Republikane, i cili ishte i akuzuar për vrasjen e protestuesve të opozitës, përgjatë protestave në muajin janar të 2011-ës në Tiranë.

Ilir Mustafaj, një anëtar i KLD-së, po ashtu është graduar në gjykatën e apelit, pa u marrë parasysh ligjin i cili nuk lejon që anëtarët e këshillit të avancojnë karrierën e tyre përgjatë mandatit.

Avancimi i një anëtari që u përket atyre, ngre pyetje serioze sa i përket konfliktit të interesit në Këshill, thonë kritikët, pesë anëtarë të tjerë të KLD-së gjithashtu kishin aplikuar për t’u emëruar në gjykatën e njëjtë.

Në një intervistë për të përditshmen Mapo, deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i bëri thirrje qeverisë së re e cila do të pranojë qeverisjen në shtator, për t’u kushtuar vëmendje avancimeve të KLD-së.

“Shumica e re nuk duhet t’i mbyllë sytë para padrejtësisë dhe shkatërrimit të mëtejshëm të sistemit gjyqësor, kur shikon anëtarët e KLD-së duke i promovuar të vetët, ironikisht nën mbikëqyrjen e presidentit” tha Gjiknuri.

Duke shkruar në të përditshmen Tema, komentuesi politik Mero Baze tha se Nishani jepte përshtypjen se dëshiron të zgjasë fuqinë e pushtetit të Berishës, të cilën ai e humbi përgjatë zgjedhjeve.

“Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Nishani përsëri avancoi njerëzit e Berishës, ata më të inkriminuarit” shkroi Baze.

“Mënyra se si po vijojnë gjërat, duket se beteja e parë më e madhe e qeverisë së re me opinionin publik do të jetë se a do ta mbajë atë në detyrë”.

Duke folur në mbledhjen e KLD-së të premten, Nishani tha se emërimet gjyqësore ishin bërë në bazë të meritave.

“Ky këshill për herë të parë shfrytëzoi model për të avancuar gjyqtarët, i cili nuk është i bazuar në shantazhe politike, shoqëri apo nepotizëm” tha ai.

KLD-ja të premten po ashtu zëvendësoi një anëtar të bordit të shkollës së magjistraturës, Sokol Binaj.

Mandati i Binajt ishte përfunduar menjëherë, pasi ky “kishte humbur besimin e këshillit” dhe ishte zëvendësuar Gjin Gjonin, një anëtar të KLD-së, i cili në të kaluarën ka qenë vendosur në qendrën e pretendimeve për korrupsion.

Një burim i nivelit të lartë në sistemin gjyqësor, i cili foli si person anonim, i tha Balkan Insight-it se Binaj ishte zëvendësuar në mënyrë që të hapë rrugën e avancimit të një anëtari tjetër të KLD-së, Neshat Fana, si udhëheqës i shkollës së magjistraturës.

Fana është një i emëruar nga qeveria dhe ai është i njohur si një avokat i cili ka përfaqësuar kryeministrin Berisha.

“Ata dëshirojnë të kontrollojnë sistemin gjyqësor deri në rrënjë” shtoi burimi.

ETIKETA

09 Korrik 2013 - 2:11 pm

Besar Likmeta 09/07/2013 - 2:11 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0