Paraburgim për Keqpërdorim Seksual

Ilmi Dali gjyqtar i krimeve të rënda në Gjykatën Themelore të Gjilanit i ka shqiptuar të premten masën e paragurgimit prej 30 ditësh I. B-së, 1960 nga Kamenica.

I. B. është arrestuar nga Policia e Kosovës të martën rreth ores 14:00 në lokalin e tij tregtar në Kamenicë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale keqperdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

Mbrojtësi i të dyshuarit avokati Selami Rexhepi kërkoi nga gjykata që të mos caktohet masa e paraburgimit, por ndonjë masë më e lehtë prezence e të dyshuarit, si për shembull arresti shtëpiak.

I dyshuari rastin e quajti montim, duke akuzuar të miturën se e ka penguar në punë, për shkak të problemeve që ajo ka.