Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Nata Kaloi pa Incidente

Nata e kaluar ishte e qetë në veri të Kosovës, pas përplasjeve të dhunshme mes trupave të NATO’s dhe protestuesve serbë që nisën të marrën në lidhje me kontrollin kufitar me Serbinë.

KFOR’i thotë se situata mbetet e tensionuar në vendkalimet kufitare në veri dhe se asnjë incident nuk ishte regjistruar gjatë natës.

NDËRLIDHUR

11 qytetarë ishin lënduar, përfshirë pesë paqeruajtës dhe shtatë serbë të Kosovës, kur ushtarët e KFOR’it provuan të mbyllin kalimet alternative pranë kufirit, që janë ilegale.
 
Koloneli Kai Gudenogh tha për Gazeta Jeta në Kosovë se për momentin nuk ka shenja se situata në terren mund të ndryshojë, ndonëse serbët e Kosovës po bënin roje gjatë tërë natës përgjatë barrikadave që kishin ndërtuar afër kalimit kufitar në Jarinjë.

“Nata ishte e qetë dhe gjendja nuk ka ndryshuar. Nuk kemi probleme tjera në veri. Është qetë dhe shpresojmë të mbetet kështu”, tha ai.

Sipas Gudenogh, katër ushtarët e lënduar po e marrin vetën. Raportohet se lajme te njëjta të përmirësimit ka edhe për protestuesit e lënduar serbë.

Qeveria e Kosovës e dënoi sulmin në trupat paqeruajtëse ndërkombëtare. Ajo tha se strukturat kriminale në veri qëndronin prapa sulmit.

“Qeveria e Kosovës u apelon serbëve të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit, që të mos mbështesin njerëzit e dhunshëm dhe të mbesin kështu pengje të strukturave kriminale”, thuhet në një deklaratë të ekzekutivit.

“Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për vendosjen e plotë të rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit të Kosovës, për të zhbllokuar rrugët dhe ëpr të lejuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve”.

ETIKETA

28 Shtator 2011 - 1:23 pm

Fatmir Aliu 28/09/2011 - 1:23 pm
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0