Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Emërohen Kryeprokurorët e Katër Prokurorive Themelore

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur kryeprokurorët në katër prokurori themelore, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë.

Themelimi i këtyre prokurorive është paraparë me Ligjin për Prokurorin e Shtetit, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2013.

NDËRLIDHUR

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë u emërua Imer Beka, aktualisht prokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë; në Prizren – Sylë Hoxha, i cili është ushtrues detyre si kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prizren; në Ferizaj u zgjodh Agron Qalaj, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, kurse për komunën e Gjakovës është zgjedhur Shpresa Bakija, aktualisht kryeprokurore e Prokurorisë Komunale në Gjakovë.

Prokuroritë Themelore kanë juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përveç nëse është paraparë ndryshe me ligj.

ETIKETA

21 Dhjetor 2012 - 11:44 am

Donjetë Hoxha 21/12/2012 - 11:44 am
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0