Fotografi nga Aksioni i Specialëve dhe ATK-së në Zubin Potok

Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në Zubin Potok.

Ky aksion është zhvilluar në 4 lokacione nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kundërligjshme- transaksione fiktive.

ATK ka njoftuar se në këtë aksion janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara janë marrë me veprimtari të kundërligjshme – lëshimin e faturave fiktive.

“Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova materiale si: USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore. Vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milion euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Administrata Tatimore ka ftuar të gjithë bizneset dhe qytetarët që ushtrojnë çfarëdo aktiviteti afarist, t’u përmbahen kërkesave ligjore në fuqi, të deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet sipas ligjeve në fuqi, në mënyrë që të mos jenë pjesë e masave ndëshkuese  penale, të konfiskimit dhe sekuestrimit te pasurisë.

Në dhjetor 2016, emisioni “Jeta në Kosovë” shfaqi hulumtimin në tri vazhdime për vjedhjen e organizuar tatimore nëpërmjet disa kompanive fiktive.

Vjedhja e Organizuar Tatimore 3