Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Dy të Vdekura në Një Vetaksident në Ferizaj

Policia njofton se në fshatin Greme të Ferizajt një vozitëse duke drejtuar veturën e saj nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku.

Si pasojë e vetaksidentit një pasagjere ka vdekur,  ndërsa vozitësja dhe  dy pasagjere tjera kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa, rreth orës 22:00 edhe viktima e dytë, një pasagjere ka vdekur në QKUK.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Vozitëses, pas pranimit të tretmanit mjekësor në spitalin e Ferizajt me vendim të prokurorit, i është caktuar ndalimi policor, ndërsa trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./21Media