Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Dogji Shtëpinë e Fqinjit dhe Xhaminë e Fshatit, Arrestohet i Dyshuari

Policia njofton se ka prangosur një qytetar me të meta mentale nën dyshimin se ai i ka vënë flakën shtëpisë së fqinjit dhe xhamisë së fshatit.

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Runik të Skenderajt.

Sipas raportit të Policisë, pas intervenimit të Zjarrfikësve zjarri është lokalizuar.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri është rreth 30.000  euro.

Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.