Dogana Mbledh 646 Milionë Euro

Këto të hyra, sipas një komunikate të lëshuar nga Dogana janë për 89 milionë dhe 16 për qind më të larta se vitin e kaluar, kur deri në këtë periudhë dogana kishte mbledhur 556,9 milionë të hyra.

Në komunikatë dogana bën me dije se është ulur edhe numri i ankesave të bizneseve në lidhje me procedurat doganore.

“Derisa në vitin 2014 patëm një mesatare mujore prej 158 ankesave, gjatë vitit 2015 kishim 108, derisa gjatë këtij viti mesatarja mujore ka rënë në 90 ankesa gjatë një muaji,” thuhet në komunikatë.

Dogana sivjet planifikon të mbledhë 1 miliard euro të hyra, ndërsa hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit më 1 prill 2016 pritet të ulë të hyrat e Doganës.