//E premte ORA 21:20

36,122

15 Shtator 2016

Drejtësia për Fajde

Mehana

Në edicionin e radhës emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell rrëfimin ekskluziv për vetëvrasjen e dy djemve të familjes Mehana nga Mitrovica.

Reportazhi sjell rrëfimin e nënës Sofie, e cila tregon për përvojat e saj në komunikimin me fajdexhinjtë si dhe për amanetet që i lanë djemtë pak orë para se të bënin vetëvrasje.

Në rrëfimin e tij, i vëllai Afrimi tregon për ngjarjen dhe mënyrën se si dy vëllezërit e tij të ndjerë humbën tërë pasurinë. Ai rrëfen për kurthin në të cilën ranë vëllezërit e tij dhe për dështimin e prokurorisë për të dërguar në burg përgjegjësit.

Pjesë e emisionit do të jetë edhe biseda me  drejtorin regjional të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaqi, i cili ka pranuar se në zonën e tij të përgjegjësisë vazhdon të ketë probleme me fajdenë.

“Policia ka ndërmarrë disa aksione në ndjekje të personave që merren me fajde mirëpo dukuria ende është duke vazhduar”, ka thënë Thaqi.

I pari i Policisë për Mitrovicën ka lansuar akuza për dështime institucionale në trajtimin e kësaj dukurie.

Pjesë e emisionit do të jenë edhe kryeprokurori Shyqyri Syla dhe avokatë nga Mitrovica.

Në pjesën e dytë të emisionit, rubrika “Policia” sjell reportazhin ekskluziv të shkatërrimit të laboratorëve të drogës në qytetin e Pejës.

Skema e Fajdeve, Kamata sa Trefish Borxhi

Aksioni Policor në Familjen e Dyshuar për Fajde (VIDEO)

NDËRLIDHUR

Hulumtim
 

Heshtja e Falsifikimit të Notave

Të enjten në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua hulumtimi mbi falsikifimin e notave të 12 nxënësve që u hesht nga të gjithë, përfshirë edhe institucionet e arsimit. Ky emision i realizuar nga Jeta Xharra e Doruntina Baliu sjell pamje të ditarit të shkollës dhe librit amzë të shkarravitura dhe falsifikuara pas tentativës për ngritje të […]

Fajde
 

I Akuzuari për Fajde Nuk e Pranon Fajin

Një i akuzuar për fajde u deklarua i pafajshëm të hënën në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Aktakuza e prokurorit Ali Ukaj e ngarkon Krist Bezhin për veprën penale të fajdes të konsumuar gjatë periudhës prill- dhjetor 2013. Ukaj tha se gjatë kësaj periudhe, Bezhi ka pranuar një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të […]

Fajde
 

Vetëvrasjet e Mistershme të Shtyra nga Fajdet

Dhjetëra faqe përgjimesh ku përshkruhen kërkesat dhe lutjet për t’i ndaluar obligimet, nuk i kishin mjaftuar gjykatës për të dëshmuar se vetëvrasjet e Murat dhe Petrit Mehanës nga Mitrovica ishte motivuar nga veprimtaria e fajdeve.

TË FUNDIT

zgjedhjet 2017
 

Kryeziu: Të Ndryshohet Mandati i PZAP-së

Shefi i Zyrës Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova, Petrit Kryeziu konsideron se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duhet të ketë mandat veprimi të zgjeruar përtej fushatës zyrtare zgjedhore në mënyrë që të jetë në gjendje t’i adresojë mangësitë e vërejtura në procesin zgjedhor të këtij viti.

Komuna e Mitrovicës
 

Komuna e Agim Bahtirit Zhytet në Borxhe

Komuna e Mitrovicës, që udhëhiqet nga Agim Bahtiri, është futur në borxhe të mëdha. Zyra e Auditorit Kombëtar ka gjetur se Komuna e Mitrovicës e ka mbyllur vitin 2016 me 1 milion euro borxhe. Madje, vetëm në vitin 2016 borxhi i ishte rritur për mbi 600 mijë euro.

Njoftimi për Lavdrim Muhaxherin, Shkarkohet Kryetari i BIK në Kaçanik

by Përparim Isufi
NA NDIQNI