Banesa e përfshirë nga zjarri | Foto: RTV 21

Djegia e Banesës në Prishtinë, Nuk ka të Lënduar

Rreth orës 10:30 afër parkut të qytetit në Rrugën “Afrim Vitia” në Prishtinë një banesë është përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë, në momentin kur ka shpërthyer zjarri brenda në banesë ishin katër persona.

Policia bën me dije se zjarri është lokalizuar shpejt nga ana e zjarrfikësve dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimin.