Foto: Ilustrim/Rtv21

Digjen Katër Lopë në një Stallë

Katër lopë kanë ngordhur nga zjarri që përfshiu një stallë në Saraishtë të Ferizajt.

Lajmin për zjarrin dhe ngordhjet e bëri të ditur policia në raportin e saj 24 orësh.

“Ankuesi ka njoftuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e tij, me ç’ rast 4 lopë kanë ngordhur dhe disa tjera janë lënduar”, thuhet në raport.

Policia më tutje njofton se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti po hetohet.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të ngjashme.