Digjen 15 Hektarë Mal në Malishevë

Zyrtarë të komunës thanë për KALLXO.com se shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende.

“Dëmi është 15 hektarë pyje të djegura, ndërsa shkaktaret duhet t’i gjejne ekipet e specialuara te organeve te rendit”, kanë bërë të ditur zyrtarë nga Komuna e Malishevës.

Po ashtu komuna e Malishevës ka bërë të ditur se zjarri  ka kishte kapluar pyjet që nga orët e para të mëngjesit deri në ora 18:30 kohë kur njësitë e zjarrëfikësve e kanë bërë shuarjen e zjarrit.

“Zjarri ka filluar gjatë natës apo para mëngjesit të djeshëm dhe ka zgjatë deri në ora 18:30, kur njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit e shuan zjarrin”, kanë bërë të ditur zyrtarë nga Komuna e Malishevës.