Deputetet e Listës Serbe Kalojnë Kufirin

Deputetet e Listës Serbe kanë hyrë në Kosovës para pak qastesh përmes kufirit në Merdare. Burimet e Kallxo.com nga policia thonë se ata kanë hyrë në Kosovë në orën 18 e 30 dhe janë nisur drejt Prishtinës.

Për shkak të mungesës së tyre, Koalicioni PAN nuk ka pranuar që të qesë në votim qeverinë Haradinaj.

Madje Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar Mocion për Qeverinë Haradinaj duke kërkuar që e njëjta të del menjëherë në votim. Kreu i Kuvendit ka kërkuar fillimisht që të vazhdohet me debat e pastaj ka kërkuar 15 minuta pauzë.