Arkiv: Avokati Azem Vllasi pranohet në QKUK pas plagosjes me armë zjarri - Foto: KALLXO.com

Avokati Vllasi u Nënshtrohet Fotografimeve në QKUK

Pas plagëve të marra sot në mëngjes, avokati prishtinas Azem Vllasi është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

KALLXO.com merr vesh se avokati i  është nënshtruar disa fotografimeve të nevojshme në QKUK, për të kuptuar përmasat e plagëve dhe dëmtimet që i ka pësuar nga plagosja me armë zjarri.

Siç raporton gazetarja e KALLXO.com, momentalisht avokati Vllasi gjendet në sallën e reanimacionit.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj tha më herët për KALLXO.com se një person është plagosur sot rreth orës 8:00 në rr. “Hajdar Dushi”, në Prishtinë.

http://kallxo.com/plagoset-avokati-azem-vllasi/