Foto Ilustrim: Vjedhje

Arrestohen 5 persona në Fushë- Kosovë, tentojnë ta thyejnë derën e marketit

Pesë persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të thyejnë derën e një marketi.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit dje rreth orës 6:30 kanë tentuar të thyejnë derën e një marketi në rrugën “Dardania” në Fushë- Kosovë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ku dyshohet se gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë e të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një fishek.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.