Foto Ilustrim: Policia e Kosovës/Youtube

Arrestime për Drogë në Prizren (Video)

Për një javë Polica e Kosovës ka arrestuar 31 persona për trafikim me drogë, ndërkaq janë konfiskuar afro 200 kilogramë të kësaj substance.

Në vazhdën e këtij operacioni, ditë më parë, policia arrestoi edhe dy burra në Prizren të dyshuar për posedim të drogës së llojit mariuhanë.

F.M dhe R.K, njëri 20 dhe tjetri 29 vjeç janë arrestuar pasi u janë gjetur rreth një kilogram të substancës, një cigare të dyshimtë dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.

Policia e Kosovës njofton se si provë ka gjetur edhe një video-incizim të të dyshuarve.

Të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.