Foto: Facebook

Albulena Haxhiu në Korenë e Jugut

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu po qëndron në një vizitë zyrtare në Seul të Koresë së Jugut.

Ajo së bashku me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havoli zhvilluan takime me Komisionin Antikorrupsion të Koresë së Jugut, me qëllim të implementimit të modelit korean në vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit në projektligje dhe akte të tjera.

Në këto takime, po ashtu u diskutua edhe për Ligjin e Agjensionit Kundër Korrupsion, si dhe atë për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë.

“Është diskutuar, po ashtu edhe për bashkëpunimin në të ardhmen dhe projektet që do të implementohen, me qëllim të parandalimit dhe luftimit sa më efikas të korrupsionit”, shkroi Haxhiu në facebook.