Foto: Ilustrim

Aksident në Rrugën Prishtinë- Podujevë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:00, në magjistralen Prishtinë- Podujevë, në fshatin Lluzhan.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete një kamion dhe një autobus.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti tha për KALLXo.com se sipas informacioneve, në aksident janë lënduar 3 persona të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.