AGK Dënon Arrestimin e Fotoreporterit Kosovar në Maqedoni

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të fotoreporterit nga Kosova.

NDËRLIDHUR

Blerim Uka nga portali IndeksOnline është arrestuar sot në Shkup të Maqedonisë ku kishte shkuar për të përcjellur seancën e grupit ‘Kumanova’.

Në një komunikatë për media , AGK ka theksuar se Uka ka pasur akreditim për të qenë brenda gjykatës ndërsa sipas tyre arrestimi është bërë jashtë objektit.

“AGK kërkon nga autoritetet maqedonase që të lirojnë menjëherë kolegun Blerim Uka duke treguar kështu se nuk janë pengues të punës së gazetarëve dhe shkelës të lirisë së mediave”, thuhet në reagimin e tyre.

AGK po ashtu deklaroi se është në përpjekje të kontaktimit të autoriteteve maqedonase .

“AGK është duke u përpjekur vazhdimisht që të kontaktojë me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni si dhe me autoritetet maqedonase. Poashtu, AGK ka kërkuar ndihmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë”, thuhet tutje në njoftim

Në seancën e sotme gjyqësore, u vendos për rastin e grupit të Kumanovës.

http://kallxo.com/vendimi-per-lagjen-e-trimave-746-vjet-burg-per-te-akuzuarit/

Për të gjithë të akuzuarit e rastit “Kumanova”  të Lagjes së Trimave, Gjykata në Shkup ka caktuar 746 vjet burg.

02 Nëntor 2017 - 17:05

Doruntina Baliu 02/11/2017 - 17:05
NDËRVEPRIMI0