Përplasje Politike e ‘Simfoni Bretkosash’ në Debatin për Kulturën

Në #DebatPernime për kulturën nuk shkoi gjithçka në mënyrë të kulturuar.

PDK-ja i mungoi edhe këtij debati pasi ka kërkuar më shumë kohë televizive për përfaqësues të saj, ndërsa BE-ja reagoi kundër kësaj kërkese.

Nga ekipi ynë ky subjekt mori këtë radhë një “Klm ENTER!”

Në debat kishte akuza e kundërakuza mes nivelit qendror e atij lokal, ndërsa “dikujt i vinte me qeshë e dikujt tjetër me qajtë”.

Aty u fol edhe për gropën e hapur në vendin ku duhej të ndërtohej Teatri i Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova”, ku që disa vjet dëgjohet “simfonia e bretkosave”.