Selim Pacolli prezanton programin qeverisës në lagjen "Velania" - Foto: AKR

Pacolli Premton Rregullimin e Ashensorëve që Nuk Punojnë

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka zhvilluar takim me qytetarë në lagjen “Velania”.

Pacolli premtoi që do të përmirësojē qasjen në ndërtesa dhe objektet publike si dhe rregullimin e ashensorëve që nuk punojnë në shumë ndërtesa nëpër lagje.

Në bashkēbisedimin me qytetarët, Pacolli tha se është për keqardhje që nuk janë rregulluar rrugët e kësaj lagje dhe që qytetarët rrezikohen nga qentë endacak.

Në prezantimin e programit ai tha se prioritet do të jenë infrastruktura, përmirësimi i shërbimeve dhe cilësisë së arsimit.