Faton Topalli, VV, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

Faton Topalli: PDK e LDK, Shkaktarë të Kaosit Urbanistik në Ferizaj

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Ferizajt, Faton Topalli, tha se dy partitë që deri tani kanë qenë në pushtet në këtë komunë, LDK e PDK, janë shkaktare të asaj që e quajti kaos urbanistik në Ferizaj.

“Të dy partitë janë shkaktare të kaosit urbanistik. Duhet të ketë plan mobiliteti, duhet ta dijnë sa është qarkullimi”, tha Topalli.

Ai kritikoi PDK-në dhe LDK-në që nuk kanë bërë sa duhet për

“Edhe Svarqa (LDK) edhe Aliu (PDK) kanë premtuar parkingje por nuk i kanë bërë”, tha Topalli.

Në planin e tij, Topalli tha se ka 3 prioritete e 31 zotime.

“Në Ferizaj arsimi është i politizuar skajshmërisht dhe do ta ndalim këtë politizim. Do të ketë laboratorë dhe shujta për nxënës”, tha Topalli në Debat Pernime.

Ai tha se do të bëhet restaurimi i gjimnazit “Ismail Qemali” dhe aty do të vendoset Shkolla e Artit.

Në debat po marrin pjesë Amir Rexhepi (AKR), Agim Aliu (PDK), Bashkim Fazliu (NQF), Besnik Berisha (NISMA), Faton Topalli (LVV), Muharrem Svarqa (LDK), Qazim Rrahmani (PAI) dhe Xhavit Zariqi (AAK).