Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat Pernime mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Gostivarit

Kandidatët e partive politike të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Komunës së Gostivarit diskutojnë në Debat Pernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Sonte në ora 20:30 fillon debati i kandidatëve për të parin e Komunës së Gostivarit.

Të ftuar në debat janë kandidatët: Arben Taravari nga koalicioni koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Fadil Zendeli nga Besa dhe Renata Elezi nga PDSh.

Kandidatët përballë gazetares Jeta Xharra do të diskutojnë për tema të ndryshme në interes të qytetarëve të Gostivarit, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, infrastruktura, ambienti, qentë endacak, siguria publike, e transporti.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini, VOX TV, TVM2 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.