Lirak Çelaj - Foto: PDK

Çelaj: Këta të Vetëvendosjes ta Plasin Zemrën

Qytetarët e Prishtines janë para një dileme: A duan një Prishtinë të “Facebook”-ut apo reale, a duan më shumë shkolla apo kifle, a duan më shumë hapësira të uzurpuara apo parqe, a duan më shumë qenë endacakë apo siguri për fëmijet e tyre, a duan më shumë parkingje apo kungja, ka thënë Lirak Çelaj në promovimin e tij solemn si kandidat i PDK-së për të parin e kryeqytetit.

Rreth punës së udhëheqjes aktuale të Komunës, Çelaj kishte vërejtje të mëdha.

Sipas tij, “vazhdimisht gojën Republikë e askush nuk e ka degraduar më shumë se këta Republikën. Flasin për Flamurin kombëtar e askush s’e ka devalvuar Flamurin më shumë se këta. Flasin për Qytetin e askush s’e ka dëmtuar më shumë Qytetin”. “Këta ta plasin zemrën”, ka shtuar ai.

Sipas një komunikate të PDK-së, Çelaj ka kritikuar edhe më tej udhëheqjen aktuale të Prishtinës që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, para se të flasë për pikat e platformës së tij, sipas të cilës Prishtina do të jetë destinacion e jo tranzit, për një Prishtinë të sigurt e jo ku fëmijët rrezikohen edhe nga qentë, një Prishtinë më shumë parkingje dhe trafik funksional, një Prishtinë të ngrohtë.

“Me ne Gollaku bëhet Eko-Zonë. Me ne Prishtina si Kryeqender e IT-së”, ka theksuar ai.

Prandaj ai bëri thirrje që të votohet ai dhe lista e kandidatëve për asamblistë në mënyrë që të ndryshohet Prishtina, që ajo të bëhet kryeqytet i mirëfilltë.

Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, akuzoi për keqqeverisje kryetarët e deritashëm të Prishtinës.

“Kryetarët e deritashëm nuk do të mbahen mend as për një vijë biçikletash”, theksoi Veseli, sipas komunikatës së PDK-së.