Lirak Çelaj, PDK, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla

Lirak Çelaj: Do ta Padis KEK-un

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, paralajmëroi se në rast të fitores në zgjedhjet e 22 tetorit, do të ngritë padi ndaj KEK-ut në rast se dëshmohet se ndotja e ambientit në kryeqytet vjen nga tymtarët e kësaj korporate.

“Do ta padisim KEK-un nëse del që nga atje po vjen ndotja… Kushdo që të jetë në qeveri, do ta padis KEK-un për ta mbrojtur interesin e qytetarit”, tha Çelaj në Debat Pernime.

Në debat po marrin pjesë Arban Abrashi (LDK), Arbër Vllahiu (AAK), Avni Çakmaku (Fjala), Lirak Çelaj (PDK), Rifat Deri (Alternativa), Selim Pacolli (AKR) dhe Shpend Ahmeti (VV).