Kandidati pa Veturë Synon Prishtinën

Debat Pernime, ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Lirak Çelaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Prishtinës nuk posedon veturë personale.

Baukida Gashi, gruaja e Çelajt në intervistën për Debat Pernime ka treguar për pasurinë familjare të çiftit duke siguruar se burri saj nuk do të keqpërdorë asetet komunale.

“Unë kam veturë, Ford Focus, Liraku nuk ka veturë, edhe nëse do ta ketë veturën e Komunës do ta shfrytëzojë vetëm për çështje zyrtare”, tha Gashi.

Ajo po ashtu ka renditur disa nga përparësitë dhe mangësitë që ajo konsideron se Çelaj i ka në garën për kryeqytetin.

“Me vet faktin që ka luftuar në UÇK ka treguar sa shumë e don vendin e vet. Besoj që mangësitë e tij është se ndoshta në politikë duhet të jetë më i ashpër”, tha Gashi.