Lluka: Do të ia paguajmë prodhuesve vendor koston e vendosjes së mallit në rafte

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tani kandidat për deputet i AKR-së, në #DebatPernime ka premtuar se do të subvencionojnë prodhuesit vendor që t’i vendosin produktet e tyre në rafte.

“Për t’i ndihmuar prodhuesit vendor, sidomos ata që janë në fillim, shteti mund ta subvencionoj raftin në vendin më të mirë të mundshëm. Ajo ka një kosto të pa përballueshme, kështu që ne do ta propozojmë këtë për t’i subvencionuar, jo vetëm për tregun vendor por edhe për tregun ndërkombëtar”, tha Lluka në #DebatPernime.

Ai ka deklaruar se do t’i ndihmojnë prodhuesit vendor që të futen edhe në treg ndërkombëtar, duke ia subvencionuar edhe pagesat për vendosjen e produkteve në treg ndërkombëtar.

“Rreth 60 mijë euro është kosto për futjen e një produkti në një market ndërkombëtar. Kjo kosto është e papërballueshëm me prodhuesit tanë, prandaj është me rëndësi që ne do t’i ndihmojë për tregun evropian”, është shprehur Lluka në mes tjerash.

Ai ka shpjeguar se di do të funksionoj ky lloj subvencionimi.

“Kjo dot ë behet përmes agjencionit eksportues të Kosovës, e cila do të veproj si e vet qëndrueshme duke marrë komision të fitimeve nga shitja e produkteve vendore”, u shprehë Lluka.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Mentor Hyseni nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.