Marijuana në gomë | Foto: Policia e Shetit

Zbulohet Marijuanë në një Gomë Automjeti

Policia Kufitare e Sarandës zbuloi në një gomë automjeti tetë kilogramë marijuanë, të cilën më pas edhe e sekuestroi.

Sipas policisë, goma po bartej nga një person, i cili bashkë me të në dorë po lëvizte drejt kufirit mes Shqipërisë e Greqisë.

Policia në njoftimin e saj bën të ditur se personi që po bartte gomën, me t’i vërejtur forcat e policisë e kishte lëshuar atë në tokë dhe kishte ikur duke shfrytëzuar edhe errësirën.

“Në përfundim të hetimit dhe verifikimit të gomës së gjetur është konstatuar se në brendësi të saj kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale prej 8 kilogramë”, thuhet në njoftimin policor.

Policia është duke kryer kontroll për ta kapur autorin e bartjes së drogës, i cili po dyshohet për trafikim i lëndëve narkotike në tentativë.

Gom ku u gjet marijuana | Foto: Policia e Shtetit

Edhe në Kosovë në Kijevë të Malishevës ishin zbuluar 60 kilogramë marijuanë në një gomë kamioni.

http://kallxo.com/marijuana-ne-gome-kamioni/

Aksioni i policisë ishte shfaqur në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.