Pamje nga brenda e Qendrës Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

Vizitorët kapen me drogë në burgun e Lipjanit

Zyrtarët Korrektues në Qendrën Korrektuese në Lipjan kanë gjetur dje drogë tek dy vizitorë.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët korrektues gjatë kontrollit tek dy vizitor kanë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike, tek njëri 101 gram dhe tek vizitorit tjetër gjashtë gram.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.