VIDEO – Lotsjellësi në Kuvend, Seria 2

Edhe përpjekja e dytë e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për ta miratuar demarkacionin ka dështuar për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga deputetët e VV-së.

Votimi kishte filluar por ai nuk përfundoi për shkak se disa deputetë u larguan sapo panë tymin e lotsjellësit sado që Veseli bënte thirrje që deputetët të votojnë.

Deri në momentin e ndërprerjes, 77 deputetë kishin votuar për marrëveshjen ndërsa 13 kundër.