Salla e operacionit në Klinikën e kardiokirurgjisë. Foto: Kallxo.com

VIDEO - Kardiokirurgjia bëhet edhe me një sallë tjetër për operacione

Operacionet kardiokirurgjike tashmë do të bëhen më lehtë e më shpejt pasi që Kardiokirurgjia do të operojë me dy salla të operacionit.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në përurimin e sallës së dytë të Kardiokirurgjisë tha se tashmë çdo gjë do të jetë më e lehtë për stafin dhe për pacientët.

“Një shërbim i ri që i shtohet QKUK-së dhe realisht tregon edhe një dimension tjetër në vështirësinë që e ka pas edhe personali mjekësor që nga mjekët, specialistët, specializantët e infermierët, kanë punuar nën presione të mëdha në kushte të vështia, sot me investime dhe me përkrahjen e tyre jemi duke arritë që të krijojmë shërbime më të shpejta dhe më cilësore për pacientët tanë”, tha ministri Ismaili.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Basri Sejdiu tha se të gjithë pacientët tashmë mund të trajtohen në shërbimin publik. Ai tha se po bëhet punë e madhe në Kardiokirurgji.

“Keni informata edhe kohëve të fundit që bohen operacione mjaft të rënda që nuk janë kry më herët dhe mendoj që ky shërbim, Kardiokirurgjia me Kardiologjinë Invasive, është një shërbim që tani e tutje me këto kapaciete do t’i përmbledhë pothuajse gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim”, tha Sejdiu.

Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë. Foto: Kallxo.com

Udhëheqësi i kësaj Klinike Tefik Bekteshi tha se tash e tutje lista e pritjes do të jetë shumë më e vogël.

Sipas tij, aktualisht në listë të pritjes janë rreth 100 pacientë.