Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pse Kosova nuk është pjesë e Organizatës për Transplant të Zemrës? - VIDEO

Pacientët të cilët kanë nevojë për transplant të zemrës nuk do të mund të marrin këtë shërbim në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që Kosova nuk është pjesë e organizatës për transplant të zemrës.

Për këtë qështje ka folur mbrëm në #KallxoPernime specialist i kardiokirurgjisë njëherit drejtor i klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, Rifat Brahimaj.

Ai thotë se Kosova nuk ka kornizë ligjore që të bëhet pjesë e Organizatës për Transplant të Zemrës. Kirurgu sqaron se brenda spitalit nuk mund të bëhet transplanti i zemrës pasi që nuk është i lejuar brenda vendit.

“Nuk kemi sepse nuk kemi kornizë ligjore për transplan të zemrës. Jo nuk është i mundur nëse nuk është i lejuar brenda vendit, por do të duhej patjetër të formohej korniza ligjore e cilia mund të mundësoj këtë dhe ne të bëhemi pjesë e kësaj organizate”, tregon Brahimaj.

Drejtori thotë se pacientët të cilët kanë nevojë për transplant, të cilin nuk mund t’ia ofrojë Klinika e Kardiokirurgjisë, i referojnë për diku tjetër “që neve faktivisht nuk e dim ku përfundojnë”.

Ndryshe nga Kosova e Shqipëria të cilat nuk janë pjesë e organizatës për transplant, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e kësaj organizate.

Specialisti tutje sqaron se egzistojnë disa zëvendësues të zemrës të cilët mund të ndihmojnë pacientin të mbijetojë deri sa të sigurohet transplanti i zemrës.

“Ervad është zevëndësues në anën e djathtë të zemrës, Elvad është zëvendësues për anën e majtë dhe Bivad është për të dya anët e zemrës në rastet e dështimit të zemrës dhe shërbejnë si urë. Nuk i kemi sepse nuk kemi as transplantim të zemrës, ndoshta edhe me këto mund t’i shpëtohet jeta një personi”, thotë drejtori.

Ekmo, pajisja mjekësore që nuk u përdorë asnjëherë nga personeli shëndetësorë

Pajisja mjekësore ‘Ekmo’ e cila shërben për oksigjenim të gjakut të pacientit qëndron e paketuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Ekmo asnjëherë nuk u përdorë nga stafi shëndetësorë, pasi që këta të fundit nuk janë trajnuar për përdorim të kësaj pajisje dhe madje as nuk kanë shprehur interesim për trajnim.

“Është e paketuar është blerë në vitin 2018 dhe në kohën që është blerë është dashur që ofertuesi ku është blerë të ofrojë edukim të njerëzve se si duhet te përdoret. Ajo është pajisje e cila përdoret për oksigjenim të gjakut jashtë trupit por tash për secilën pacient ëduhet të ketë një set të veçantë”, tregon Brahimaj.

Ai thotë specialistët nga jashtë kanë qenë të interesuar t’i mësojnë stafin shëndetësor në vend që të përdorin këtë pajisje por këta të fundit nuk shprehnin interesim.

Tutje ai sqaron se para shtatë muajve kur e mori pozitën e UD të Kardiokirurgjisë u angazhua që të sjellë në Kosovë specialist për t’i avansuar në përdorim të pajisje Ekmo.

“Unë kam info qe kanë ardhur disa herë por ata që janë aty nuk kanë pasur interesim për tu edukuar. Unë po pres që në fund të korrikut ta kemi ekipën këtu dhe ta sigurojmë setet e vecanta që pacientët me nevojë të mund ta përdorin këtu”, sqaron kardiokirurgu.