VIDEO: 10 minutat e Prishtinës nën tymin e fishekzjarreve

Për më shumë se dhjetë minuta kanë zgjatur ndezja e fishekzjarreve në qendër të Prishtinë, në hapësirat e Kampusit Universitar të UP-së.

Fishekzjarret janë ndezur në fund të koncertit të organizuar nga Banka Pro-Credit, ku performoi këngëtarja nga Shqipëria Elvana Gjata. Fishekzjarret janë ndezur përkundër protestave të shumë aktivistëve të shoqërisë civile dhe ambientalistëve, të cilët kanë kundërshtuar në gjë të tillë.

https://kallxo.com/aktivistet-protestojne-kunder-ndezjes-se-fishekzjarreve-foto-video/

Nga djegia e fishekzjarreve, siç shihet në pamjet filmuara qytetin e Prishtinës e ka mbuluar një tym i dendur dhe kundërmonte era e djegies.

Gjatë gjithë ditës sot ka patur reagime, duke përfshirë edhe të parin e komunës së Prishtinës, kryetarin Shpend Ahmeti, i cili në reagimin e tij ka deklaruar se komuna nuk ka dhënë leje për ndezjen e fishekzjarreve, pasi që sipas tij nuk ka kompetenca.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

KALLXO.com, raportoi sot gjatë ditës se lejen për ndezjen e një tonë fishekzjarreve e ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Ministria e Ambientit, e cila përmes një njoftimi bëri të ditur sot, se në parim janë kundër çdo aktiviteti që shkakton ndotjen e ambientit.

https://kallxo.com/lvv-ia-kujton-shpend-ahmetit-vendimin-e-tij-qe-i-ndalon-perdorimin-e-fishekzjarreve/

 

https://kallxo.com/mpb-ia-lejon-procredit-bank-es-1-ton-fishekzjarre/