Veseli takoi komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Kryeparalametari njoftoi së e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë, gjithashtu sipas tij, kanë biseduar për aktualitetin politik dhe më theks të veçantë ato për siguri dhe rend.

“KFOR-i është partneri jonë më i besueshëm në këtë drejtim, prandaj u zotuam se bashkërisht do të koordinohemi në të gjitha veprimet tona që kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë”, ka shkruar Veseli në rrjeti social ‘Facebook’ të shtunën.