Veseli: Baza në Bondsteel do të qëndrojë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mohuar sot se ShBA-të do të ndërmarrin sanksione ndaj Kosovës nëse nuk e largon taksën 100%.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i sigurt, më besnik në shtet formimin e Kosovës, nuk po flas çka e kemi tani. Janë ide të çoroditura me mendu dikush që nga Shtetet e Bashkuara do të vjen ndonjë rrezikim i shtetit të Kosovës, janë njerëz të pa mençur dhe të pa dijshëm”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se duhet të ndalohet kjo frymë anti-amerikane dhe se baza në Bondsteel do të qëndrojë.

“Do të qëndrojë baza në Bondsteel por ne duhet me qenë më të mençëm, ta mbajmë por edhe me promovu këtë qendër amerikane me biznese amerikane. Në vend se të fokusohemi në dialog, në ulësen e OKB-së, ne po merremi me veten tonë”, tha Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.