Foto: Ilustrim

Vdes një 57 vjeçar në Istog, rrokulliset me traktor

Një person ka vdekur si pasojë e rrokullisjes me traktor në bjeshkët e fshatit Uqë të Istogut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është informuar dje rreth orës 14:30 se një person është rrokullisur me traktor në bjeshkët e fshatit Uqë. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes”, tha Rugova për KALLXO.com.

Ai shtoi se viktima është një 57 vjeçar.

Rugova tutje shtoi se me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa rasti është cilësuar si vdekje aksidentale.