VIDEO- Varrimi i shtatë vjeçarit që u vra në Zvicër

Në Gjilan, u varros  Ilias Mahmuti, i vrarë në Zvicër.

Ndërsa në Basel u mbajt marsh protestues kundër kësaj vrasjeje brutale.

 

Qytetarë të shumtë në marsh Sot nga orën 14:00, u organizua një marsh solidariteti në Basel të Zvicrës.

“Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”. Ky marsh u organizua përmes një eventi në “Facebook”.

Marshimi u bë në shenjë solidariteti me familjarët e djalit kosovar që u ther me thikë nga një 75 vjeçare më 21 mars.