Foto: Ilustrim

Zvicerania 75-vjeçare tregon arsyen pse e vrau kosovarin 7-vjeçar

75-vjeçarja zvicerane, e cila para dy javëve vrau shtatëvjeçarin nga Kosova që ishte duke u kthyer nga shkolla, ka treguar arsyen se pse e bëri këtë akt.

Menjëherë pas vrasjes së shtatëvjeçarit, e moshuara kishte njoftuar autoritetet që sapo kishte vrarë një fëmijë, kështu duke i lënë të shokuar edhe punëtorët e administratës, përcjellë rtv21.tv.

Siç transmeton “Blick.ch”, arsyeja se përse ajo e ka bërë këtë gjë është sepse ajo e ndjente që autoritetet nuk po e merrnin seriozisht.

“Më kishin dëbuar nga banesa ime, kështu duke mos më dhënë mundësi për t’u kthyer më në të. Askush nuk më dëgjonte tek autoritetet. Kështu që duhet të bëja diçka, në mënyrë që të dëgjohesha”, ka thënë ajo për “Telebasel”.

https://kallxo.com/video-vdekja-e-7-vjecarit-ne-zvicer-flasin-familjaret-e-tij-ne-lipjan/

Një e përditshme franceze ka raportuar që e moshuara ishte e njohur për dekada si një person që bënte probleme.

Shtatëvjeçari, I.M, është therur me thikë në Basel të Zvicrës më 22 mars nga një 75-vjeçare, e cila ishte paraqitur menjëherë në polici dhe kishte pranuar që kishte kryer krimin./21Media