Foto: RTV21

Marsh në Zvicër për vrasjen e 7 vjeçarit kosovar

Qytetarë të shumtë në marsh Sot nga orën 14:00, u organizua një marsh solidariteti në Basel të Zvicrës.

“Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”. Ky marsh u organizua përmes një eventi në “Facebook”.

Marshimi u bë në shenjë solidariteti me familjarët e djalit kosovar që u ther me thikë nga një 75 vjeçare më 21 mars.

Shtatëvjeçari, Ilijas Mahmuti, i cili është therur me thikë në Basel të Zvicrës, i është dhënë sot lamtumira e fundit. Varrimi i të ndjerit u bë në orën 12:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit. Policia e Zvicrës po merret me rastin.

Foto: RTV21