Fëmija 7 vjeçar, Ilias Mahmuti, i therur me thikë në Zvicër.

Sot në Basel marsh solidarizues me familjen e 7 vjeçarit të vrarë 

Një krim mizor tronditi Baselin dhe të gjithë Zvicrën të enjten. Nxënësi kosovar 7 vjeçar, është goditur me thikë në rrugën për në shtëpi nga një shtetase e moshuar (75) sipas të gjitha gjasave, me probleme mendore.

Të shtunën, më 23 mars në orën 14:00, do të organizohet një marsh solidariteti në qytet. “Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”.

Pjesëmarrësit thirren nga organizatori për të arritur me transport publik. Deri më tani, rreth 573 persona janë deklaruar për të marrë pjesë në këtë marsh, kurse mbi 1 mijë e 800 të tjerë janë shprehur të interesuar.

Siç është raportuar nga “Tele Basel”, 75-vjeçarja e njohur për autoritetet, kishte borxh mbi 100,000 franga.

Që nga viti 2008 më së voni gruaja kishte një kujdestar. Deri në qershor të vitit 2018, pensionistja jetoi në një shtëpi apartament, e cila është pak më shumë se një kilometër larg vendit të ngjarjes. Por nuk dihet se ku ka jetuar prej asaj periudhe.