Varroset 7 vjeçari që u vra në Zvicër

Shtatëvjeçari, Ilijas Mahmuti, i cili është therur me thikë në Basel të Zvicrës, i është dhënë sot lamtumira e fundit.

Varrimi i 7 vjeçarit u bë në orën 12:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit. Pjesë në varrim përveç familjarëve ishin edhe një numër i madh i qytetarëve. Shtatëvjeçari u vra dy ditë më parë në Zvicër nga një grua 75 vjeçare e cila po dyshohet të jetë me probleme mendore.

Sot në orën 14:00, do të organizohet një marsh solidariteti në qytet. “Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”./21Media