Sot hapet pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venedikut 

Nis sot në Venedik të Italisë edicioni i 17 -të i Bienales së Arkitekturës. Pjesë e këtij aktiviteti është edhe Kosovë, e cila sot pritet të hapë pavijonin e saj. 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në kuadër të ekspozitës së 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut, do të inaugurohet Pavijoni i Republikës së Kosovës. 

“Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales ‘How will we live together’ ekspozita e Kosovës me titull ‘Containporary’ është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi. Komisioner i Republikës së Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga Jehona Shyti”, ka thuhet në komunikatën e MKRS-s.

Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Republikës së Kosovës, sipas komunikatës  do të bëhet nga Ministri i Kulturës,  Hajrulla Çeku në “Arsenale” të Vendeikut. 

pranishëm  inaugurim do  jetë edhe ministri i MjedisitPlanifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ambasadorja e Republikës  Kosovës  RomëLendita Haxhitasim. 

Më poshtë gjeni linkun e Pavijonit të Republikës së Kosovës: 

https://kosovopavilion17th.com/?fbclid=IwAR0rrqsWdw_IpKmAgUPBNNI0iAEvEP_1Gc-vCUpiT9dAAyThWGCyjj-SAhc