Ndërtesa e qeverisë | Foto: Atdhe Mulla

Qeveria joserioze për zbatimin e Agjendës Europiane

Tri organizata kanë monitoruar zbatimin e Planit të Veprimit të Agjendës së Reformës Europiane

Grupi prë Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në bashkëpunim me me GAP-in dhe Institutin e Prishtinës për Studime Politike paraqitën sot gjetjet për zbatimin e Planit të Veprimit të Agjendës së Reformave Europiane.

Delfina Elshani nga GLPS tha se monitorimi i zbatimit të kësaj agjende është bërë nga janari deri në dhjetor 2017 në lidhje me veprimet që duhet të kryheshin gjatë vitit të kaluar.

Sipas Elshanit, plani i zbatimit të agjendës 22 masa me 149 veprime.

Ajo deklaroi se vetëm 39 nga këto veprime janë zbatuar plotësisht.

“Pra në total Plani i Veprimit të Zbatimit të Agjendës së Reformave Europiane përfshin 22 masa të cilat zbërthehen në 149 veprime, prej të cilave gjatë vitit 2017 janë zbatuar 39 për qind, 47 për qind janë realizuar plotësisht, ndërsa 14 për qind nuk janë realizuar”, tha Elshani.

Ajo deklaroi se qeveria dhe institucionet nuk janë treguar serioze për zbatimin e agjendës.

Qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk kanë qenë serioze gjatë zbatimit të planit të veprimit të Agjendës së Reformave Europine”, tha Elshani.

Agjenda e Reformës Europiane përfshin qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, konkurueshmërinë dhe planin e investimeve dhe përmirësimin e arsimit dhe punësimit.