Kurti për reformat në administratën publike: Politikat e Kosovës janë drejt anëtarësimit në BE

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizuar konferencën vjetore për reformat në administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Republika e Kosovës e ka përcaktuar orientimin dhe politikat e saj drejt anëtarësimit në BE.

Sipas tij administrata të ketë kapacitetet e nevojshme për integrim në BE dhe ofrim të shërbimeve si në kohe edhe më cilësi.

Sipas Kurtit, mungesat që kanë përcjell administratën ndër vite janë zbehur.

Procesi reformës ngërthen planin kombëtar për zhvillim, strategji për e-qeverisje, siguri kibernetike, etj.

Kurti ka përmendur se Ministria e Punëve të Brendshme ka udhëhequr reformën në fushën e administratës publike.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit për paga në Kosovë kemi sistem të unifikuar të pagës më sektorin publik dhe po mënjanohet pabarazia”- tha Kurti.

Tomas Szunyog shef i zyrës së BE në Kosovë tha se ligji i ri për zyrtar publik ndërlidhet me parimet e administratës publike moderne. Ai tha se ndajnë objektiven për të ngritur kapacitete.

“BE nuk pajtohet se si qeveria ka zgjedh ta shqyrtoj këtë ligj”- tha ai.

Sipas Szunyog, ligji i ri nuk do të krijoj kushte për rekrutime të reja. Ai shtoi se ndryshimi kulturës administrative merr kohë.

Peter Vagi këshilltar i lartë i politikave dhe Menaxher për Kosovën Sigma/OECD përgëzoi qasjen dhe miratimin e kornizës strategjike për reforma në administratë publike.

“Duhet ta përgëzojmë qasjen dhe miratimin e kornizës strategjike për reformën në administratën publike. Është hap i madh përpara se prej vonesës prej dy vitesh më në fund e kemi një kornizë të plotë. Reforma në administratën publike është e rëndësishme të përfshihen gjitha elementet e saj”- tha Vagi.

“Në vend se të shikojmë sa larg ka ecur Kosova rezultatet e programit të reformës ose zbatimit të strategjive tregojnë që rreth 45 për qind e reformave janë zbatuar. Ku progres është bërë por, kjo nuk mjafton”- shtoi ai.