Trepça

Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve për vjedhjen e bakrit në Trepçë

Një vjedhje e stoqeve të bakrit ka ndodhur ditëve të fundit në Ndërmarrjen Publike ‘Trepça’ në Mitrovicë.

Në lidhje me këtë vjedhje, Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të iu konfirmoj se hetuesit policor nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetime për një rast vjedhje të raportuar ditë më parë në Flotacion në Tunelin e parë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Enes Muzaqi ka thënë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është kuptuar se ka ndodhur vjedhja, ndërsa është formuar një komision i brendshëm për të hetuar rastin.

“Ne kemi formu një komision të brendshëm, me të cilin është konfirmu vjedhja. Ka ndodhur gjatë këtyre ditëve të pushimit të gjatë që ka qenë rreth 4 ditë. Janë duke u marrë organet gjegjëse me rastin”, ka thënë Muzaqi për KALLXO.com.

Ai ka thënë se për sasi ende nuk ka informatë të saktë .

“Për sasi nuk mundem me të konfirmu, sepse është edhe Derpartamenti i Sigurisë Juridike e cila po merret. Nuk e dijmë saktë kur ka ndodh, por dje është marrë vesh vjedhja”, ka thënë Muzaqi.

Vidhen stoqe të bakrit në Trepçë