(FOTO) Serbët mblidhen në sheshin 'Car Llazar'

Me pankarta “Të gjithë ne jemi Nenad Gjuriq” “Sot Nenad Gjuriq, nesër çdo serb në Kosovë”, “Nga këtu nuk ka kthim mbrapa” dhe me flamuj në duar, serbët janë mbledhur në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Flamuri i Serbisë është vendosur në njërën nga ndërtesat.

FOTO: KALLXO.com

Kjo protestë vjen një ditë pasi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës. Sot ata dhanë dorëheqje nga këto pozita. Në veri të vendit, zyrtarë policorë të komunitetit serb kanë dhënë dorëheqje duke e dorëzuar uniformën e Policisë së Kosovës.

E gjitha kjo pasi Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar para tri ditëve suspendimin nga puna të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Kjo nën dyshimet se Gjuriq po bën thirrje për rezistencë kur tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletëqortimeve, për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia.

Nenad Gjuriq ka njoftuar të shtunën [5 nëntor] se do të largohet nga Policia e Kosovës, pas suspendimit të tij me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.Kështu u bë e ditur në konferencën e cila u mbajt nga Lista Serbe, e në të cilën ishte i pranishëm edhe Gjuriq.

Serbët duke protestuar në veri të Mitrovicës [06.11.2022] Foto:Kallxo.com