‘EE-0’ shfaqet premierë në kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren

Të shtunën, më 22 shtator 2018, në ora 19:00,  në Kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren do të mbahet performanca dhe shfaqja e video artit ‘EE-o’ nga artistja Lala Rashçiç.  

 ‘EE-0’ është një video për Kinemanë Lumbardhi i komisionuar nga Kadist dhe Lumbardhi,  si pjesë e projektit trevjeçar, “Not Fully Human, Not Human at All”, të kuruar nga Natasha Petreshin -Bachelez.

“Jam i lumtur që të shtunën do ta shohim përfundimin e një procesi të gjatë të bashkëpunimit me KADIST dhe me Lalen, e cila e ka realizuar një pjesë të madhe të hulumtimit dhe produksionit në Prizren”, ka potencuar drejtori i Fondacionit  Lumbardhi, Ares Shporta.
Përmes një komunikate fondacioni ‘Lumbardhi’, njofton se ‘EE-0’ është episodi i parë i projektit ‘Europa Enterprise’ dhe bazohet në metodologjitë dhe konceptet e hulumtimit të projektit dhe leximet e reja feministe të miteve të themeluara dhe rishqyrtimin e kuptimit të trashëgimisë kulturore dhe prodhimin e artefakteve për të ardhmen.